Politika e privatësisë

Përgjegjësi për të dhënat

3pika menaxhohet nga 3pika Creative Studio LLC, Rr. UCK 618, Rahovec, Republika e Kosovës. Email: hello@3pika.com, telefon: +383 49 448 440. Ky dokument shpjegon cilat të dhëna i mbledhim në mail.3pika.com, pse i mbledhim dhe cilat janë të drejtat e tua.

Cilat të dhëna mbledhim

  • Formulari i kontaktit: emri, emaili, telefoni (opsional), subjekti dhe mesazhi. I përdorim vetëm për t'iu përgjigjur kërkesës tënde. Ruhen deri në 24 muaj.
  • Llogaria e klientit (Dyqani): emri, emaili, fjalëkalimi (i ruajtur vetëm si hash i pakthyeshëm), gjuha, data e regjistrimit dhe e hyrjes së fundit. Kodi i verifikimit me email vlen 24 orë.
  • Licencat e plugin-it: emaili, emri, plani, data e skadimit dhe domenet ku është aktivizuar plugini. Nevojiten për të ofruar shërbimin dhe përditësimet.
  • Licencat e Nock dhe backup-i: kur e aktivizon Nock ruajmë çelësin e licencës bashkë me emrin dhe një identifikues të PC-së ku është aktiv, versionin e aplikacionit dhe datat e aktivizimit e të kontrollit të fundit. Nëse e përdor backup-in (opsional), një kopje e konfigurimit tënd të Nock (cilësimet, Dock-u, aplikacionet e notch-it) ruhet bashkë me licencën që ta kthesh në një PC tjetër; fshirjen e saj mund ta kërkosh kurdo.
  • Pagesat: bëhen përmes Paddle (Paddle.com Market Ltd), që vepron si shitës i regjistruar (merchant of record). Ne nuk marrim dhe nuk ruajmë të dhëna të kartës. Nga Paddle marrim emrin, emailin, planin dhe statusin e pagesës.
  • Statistikat e vizitave: faqe të vizituara, burimi i vizitës, lloji i pajisjes dhe browser-it, gjuha dhe vendi (nëse ofrohet nga rrjeti). Adresa IP ruhet deri në 400 ditë vetëm për siguri dhe për të dalluar vizitorët real nga robotët; nuk përdorim cookie për këtë: vizitori numërohet me një hash që ndryshon çdo ditë.

Cookies

  • Cookie sesioni (i nevojshëm): mban hyrjen në llogari dhe mbrojtjen e formularëve (CSRF). Fshihet kur mbyll browser-in.
  • Zgjedhja jote për cookies (e nevojshme): ruhet në browser që të mos të pyesim çdo herë.
  • Cloudflare Turnstile (i nevojshëm): mbrojtje nga spam-i te formularët; mund të vendosë cookie teknike.
  • Paddle (vetëm te faqet e dyqanit gjatë blerjes): cookie për arkën dhe parandalimin e mashtrimit.

Nuk përdorim cookie reklamash dhe nuk ndajmë të dhëna me rrjete reklamash.

Shërbime të palëve të treta

  • Paddle (pagesa dhe fatura), Cloudflare Turnstile (anti-spam), Google Fonts (shkronjat), YouTube/Vimeo (video të ngulitura, vetëm kur i luan). Secili ka politikën e vet të privatësisë.

Baza ligjore dhe ruajtja

Të dhënat i përpunojmë për përmbushjen e kontratës (llogaria, licencat, pagesat), për interes legjitim (siguria, statistikat anonime) dhe me pëlqimin tënd (formulari i kontaktit). Mesazhet ruhen deri në 24 muaj, llogaritë dhe licencat sa ekziston llogaria, statistikat 400 ditë.

Të drejtat e tua

Ke të drejtë të kërkosh qasje, korrigjim, fshirje, kufizim të përpunimit dhe kopje të të dhënave të tua, si dhe të tërheqësh pëlqimin në çdo kohë. Na shkruaj te hello@3pika.com dhe përgjigjemi brenda 30 ditësh. Ke edhe të drejtën e ankesës te autoriteti mbikëqyrës i mbrojtjes së të dhënave.

Siguria

Faqja punon vetëm përmes HTTPS. Fjalëkalimet ruhen si hash, hyrjet e dështuara kufizohen dhe të dhënat ruhen në serverin tonë me kopje rezervë.

Ndryshimet

Këtë politikë mund ta përditësojmë. Versioni aktual është gjithmonë në mail.3pika.com. Përditësuar së fundi: 26 Nëntor 2026.