Rreth nesh
Një studio, tri pika: ide, dizajn, kod
3pika është studio kreative nga Kosova, e themeluar në vitin 2011. Që atëherë kemi realizuar mbi 400 projekte për biznese në Kosovë dhe në gjithë Evropën.
Emri vjen nga tri pikat: ideja, dizajni dhe kodi. Çdo projekt i kalon të tria: nga ideja e parë dhe logoja, te webfaqja, dyqani online ose aplikacioni mobil.
Pse 3pika
- Një partner për gjithçka: logo, web, e-commerce, aplikacion dhe softuer
- Dizajn i personalizuar, jo shabllone, që e dallon brendin tënd
- Webfaqe të shpejta dhe të optimizuara për Google në vendin e klientëve të tu
- Panel administrimi që e menaxhon vetë, pa varësi nga ne
- Çmime të qarta, afate që i mbajmë dhe mbështetje pas dorëzimit
ekipi i 3pika

Tri pika që na udhëheqin
Ide para pikselave
Nuk fillojmë me shabllone. Fillojmë me pyetje, që zgjidhja të jetë vërtet e jotja.
Dizajn që flet
Çdo ngjyrë dhe çdo fjalë ka një arsye: ta bëjë klientin tënd të të besojë dhe të të zgjedhë.
Kod që zgjat
I shpejtë, i sigurt dhe i lehtë për t’u rritur. Ndërtojmë për sot dhe për vitet që vijnë.
Punojmë në gjithë Evropën
Nga Kosova punojmë me klientë në të gjithë Evropën: webfaqe në gjuhën e tregut të tyre, sipas nevojave të tyre dhe me të njëjtin standard cilësie kudo.
- Emri i kompanisë
- 3pika Creative Studio LLC
- Vendndodhja
- Republika e Kosovës
- hello@3pika.com
- Telefon / WhatsApp
- +383 49 448 440
Çka thonë klientët tanë
“Faleminderit ekipit të 3pika për një webfaqe që pasqyron punën tonë. Projektet dhe shërbimet prezantohen qartë, duke ua bërë klientëve më të lehtë të na njohin dhe të na kontaktojnë. E vlerësojmë bashkëpunimin dhe vëmendjen ndaj detajeve.”
“Librat tanë tashmë kanë një prezantim online që na përfaqëson. Kërkimi dhe porositja janë të thjeshta, ndërsa çdo kategori është e organizuar qartë. E vlerësojmë kujdesin për detajet dhe mënyrën si nevojat e librarisë sonë u kthyen në një zgjidhje praktike.”
“Fryma e HardhFest tashmë vjen edhe në telefon. Aplikacioni bashkon programin, artistët dhe informacionet e festivalit, duke e afruar publikun me ngjarjen. Për ne, ishte e rëndësishme që identiteti i festivalit të ndihej në çdo ekran.”