Logoja është fytyra e biznesit tënd. Ajo shfaqet në tabelë, në kartëvizitë, në aplikacion dhe në Instagram, dhe në çdo vend duhet të lexohet qartë, të mbahet mend dhe të thotë diçka për ty. Ne nuk dizajnojmë forma të bukura pa kuptim, por një shenjë që ndërtohet mbi historinë dhe klientët e biznesit tënd.
Rreth logos ndërtojmë identitetin e plotë: paletën e ngjyrave, tipografinë, materialet e printuara dhe rregullat që e mbajnë brendin njësoj në çdo kanal. Në fund merr të gjitha skedarët në formate profesionale dhe një manual të shkurtër, që kushdo që punon me brendin tënd ta përdorë saktë.
Çka përfiton
Logo në formate vektoriale (SVG, PDF, AI) për çdo përdorim, nga vula te tabela
Versione për sfond të errët, të bardhë dhe me një ngjyrë
Paleta e ngjyrave dhe tipografia e brendit, me kodet e sakta
Kartëvizita, memo, vula, faturë dhe materiale të printuara
Shabllone për Instagram, Facebook dhe LinkedIn
Manual i shkurtër i brendit që e ruan konsistencën
Procesi i punës
Një qasje e strukturuar që kombinon hulumtimin, kreativitetin dhe zhvillimin për një rezultat funksional dhe të bukur.
- Zbulimi
Flasim për biznesin, klientët dhe konkurrencën dhe mbledhim referenca që të pëlqejnë.
- Koncepti
Të paraqesim 2–3 drejtime të ndryshme dhe e zgjedhim bashkë atë që të përfaqëson.
- Finalizimi
Përsosim logon e zgjedhur, ndërtojmë identitetin dhe dorëzojmë skedarët me manualin.
