Shërbimet tona

01 / 05

Web Design

Webfaqja është vitrina jote e hapur natë e ditë. E dizajnojmë të shpejtë, elegante dhe shumëgjuhëshe, që klientët të të gjejnë në Google dhe të të besojnë.

  • Dizajn i personalizuar për biznesin tënd, jo shabllon
  • Webfaqe në gjuhën që ju përshtatet
  • E shpejtë dhe e optimizuar për telefon, ku vjen shumica e vizitorëve
  • Galeri fotosh, video dhe projekte të prezantuara bukur
  • Formular kontakti me mbrojtje nga spam-i dhe buton WhatsApp
Si punojmë
  1. 1Zbulimi
  2. 2Dizajni
  3. 3Zhvillimi dhe publikimi
02 / 05

Aplikacione Mobile

Brendi yt në xhepin e çdo klienti. Aplikacione iOS dhe Android të lehta për t'u përdorur, të shpejta dhe të bukura, nga skica e parë deri në App Store.

  • Një kod për iOS dhe Android
  • Dizajn UI/UX i menduar për gishtin dhe ekranin e telefonit
  • Njoftime push, harta, kamera, pagesa online dhe login me Google/Apple
  • Server i sigurt për të dhënat dhe përdoruesit e aplikacionit
  • Publikim në App Store dhe Google Play, me llogaritë në emrin tënd
Si punojmë
  1. 1Zbulimi
  2. 2Dizajni
  3. 3Zhvillimi dhe publikimi
03 / 05

E-Commerce

Nga vitrina te pagesa, çdo hap i blerjes bëhet i lehtë dhe i sigurt. Një dyqan online që shet 24/7, në çdo pajisje.

  • Dizajn i personalizuar për produktet e tua, me foto të mëdha dhe blerje të lehtë nga telefoni
  • Pagesa online
  • Menaxhim i thjeshtë i produkteve, varianteve, stokut dhe porosive
  • Llogaritje automatike e dërgesës dhe TVSH-së sipas vendit
  • Dyqan në gjuhën që ju përshtatet
Si punojmë
  1. 1Zbulimi
  2. 2Dizajni
  3. 3Zhvillimi dhe publikimi
Punë nga kjo fushë
04 / 05

Logo & Branding

Një logo e mirë nuk zbukuron, por dallon. Ne krijojmë identitetin që e bën brendin tënd të njohur me një shikim dhe të qëndrueshëm në kohë.

  • Logo në formate vektoriale
  • Versione për sfond të errët, të bardhë dhe me një ngjyrë
  • Paleta e ngjyrave dhe tipografia e brendit, me kodet e sakta
  • Kartëvizita, memo, vula, faturë dhe materiale të printuara
  • Shabllone për Instagram, Facebook dhe LinkedIn
Si punojmë
  1. 1Zbulimi
  2. 2Koncepti
  3. 3Finalizimi
05 / 05

Softuer për biznes

Kur programet e gatshme nuk mjaftojnë, ndërtojmë softuerin që i përshtatet punës tënde: faturim, menaxhim, raporte. Më pak punë manuale, më shumë kontroll.

  • Faturim me PDF, dërgim me email dhe numërim automatik sipas ligjit
  • Menaxhim klientësh, porosish, inventari dhe rezervimesh në një vend
  • Raporte dhe statistika në kohë reale, të eksportueshme në Excel
  • Qasje nga kompjuteri, tableti dhe telefoni, me nivele përdoruesish
  • Të dhënat në serverin tënd, me kopje rezervë automatike dhe pa abonime
Si punojmë
  1. 1Zbulimi
  2. 2Dizajni
  3. 3Zhvillimi dhe dorëzimi
Punë nga kjo fushë
Si punojmë

Nga ideja te lansimi

Katër hapa të qartë, me një rezultat konkret në fund të secilit që e sheh dhe e miraton.

01

Zbulimi & Strategjia

Bisedojmë për qëllimet, klientët dhe konkurrencën. Marrim vesh çka duhet të arrijë projekti.

02

Koncepti

Struktura, mesazhet dhe drejtimi vizual. Ti i sheh skicat para se të fillojë dizajni.

03

Dizajni

Dizajni i plotë me animacione dhe versionin për telefon. Ndryshimet i bëjmë bashkë.

04

Zhvillimi & Lansimi

Kodimi, SEO, testimi dhe publikimi. Pastaj mbështetje për çdo gjë që të duhet.

Le të flasim

Ke një ide? Le ta ndërtojmë.

Na shkruaj në WhatsApp ose email. Përgjigjemi brenda ditës.