BigJoker – Rummy 51

Loja jonë, e krijuar nga ekipi i 3pika: Rummy 51 me xhoker (Zhol, Remi 51) për iPhone dhe iPad, me 8 salla online, tavolina me shokët, lojë kundër kompjuterit pa internet dhe webfaqen bigjokergame.com.

BigJoker – Rummy 51
Klienti3pika
LlojiAplikacion, Webfaqe
Shiko projektinbigjokergame.com ↗
Shpërndaj

Përmbledhja e projektit

Tërhiq. Grupo. Hapu me 51. BigJoker është loja klasike e letrave me xhoker, e njohur si Rummy 51, Remi ose Zhol, për iPhone dhe iPad, për 2 deri në 4 lojtarë. Është loja jonë: nuk e bëmë për klient, e krijoi ekipi i 3pika nga ideja te publikimi në App Store.

Çka ndërtuam

  • 8 salla online, nga Bronzi (hyrja 100) te BigJoker (50.000), me lojë deri në 51, 201 ose 301 pikë
  • Loja jote: hyrjen e cakton vetë me rrëshqitës dhe loja gjen lojtarë që duan të njëjtën lojë
  • Tavolinë me shokët: ftesë nga lista ose me kod me pesë shifra
  • BOT në tri nivele, pa internet dhe pa monedha
  • Renditje javore, dhuratë ditore, chat në tavolinë dhe lista e shokëve
  • Dy gjuhë, anglisht dhe shqip, gjithmonë horizontalisht si një tavolinë e vërtetë

Webfaqja e re

E ridizajnuam komplet bigjokergame.com: rregullat hap pas hapi, sallat, pyetjet e shpeshta dhe blogu, në anglisht dhe shqip, e ndërtuar për Google me fjalët që njerëzit kërkojnë vërtet: Rummy 51, Remi 51, Joker Rummy, Zhol.

BigJoker është lojë argëtimi: monedhat nuk kanë vlerë në para dhe nuk shkëmbehen me para apo çmime.
BigJoker – Rummy 51 2BigJoker – Rummy 51 3BigJoker – Rummy 51 4BigJoker – Rummy 51 5
Projekti tjetërNutriPair →
Le të flasim

Ke një ide? Le ta ndërtojmë.

Na shkruaj në WhatsApp ose email. Përgjigjemi brenda ditës.