Aplikacioni e vendos brendin tënd në xhepin e klientit, aty ku ai kalon disa orë në ditë. Ne zhvillojmë aplikacione për iOS dhe Android me një kod të vetëm, që ulet kostoja dhe koha, pa bërë kompromis në shpejtësi dhe pamje. Nga aplikacione për evente si Hardhfest, te porosi, rezervime, anëtarësi dhe komunikim me klientët.
Merremi me gjithçka: dizajnin e ekraneve, zhvillimin, serverin, testimin në pajisje reale dhe publikimin në App Store dhe Google Play. Pas lansimit ofrojmë mirëmbajtje, përditësime dhe hosting për serverin e aplikacionit.
Çka përfiton
Një kod për iOS dhe Android: kosto më e ulët, lansim më i shpejtë
Dizajn UI/UX i menduar për gishtin dhe ekranin e telefonit
Njoftime push, harta, kamera, pagesa online dhe login me Google/Apple
Server i sigurt për të dhënat dhe përdoruesit e aplikacionit
Publikim në App Store dhe Google Play, me llogaritë në emrin tënd
Mirëmbajtje, përditësime dhe hosting i serverit pas lansimit
Procesi i punës
Një qasje e strukturuar që kombinon hulumtimin, kreativitetin dhe zhvillimin për një rezultat funksional dhe të bukur.
- Zbulimi
Përcaktojmë funksionet, përdoruesit dhe ekranet kryesore dhe vendosim çfarë del në versionin e parë.
- Dizajni
Dizajnojmë çdo ekran dhe ndërtojmë një prototip të klikueshëm që e provon në telefonin tënd.
- Zhvillimi dhe publikimi
Kodim, server, testim në pajisje reale, publikim në App Store dhe Google Play dhe lansim.
