Programet e gatshme të detyrojnë të punosh siç duan ato. Kur biznesi yt ka mënyrën e vet, e ndërtojmë ne softuerin që i përshtatet asaj: faturim, menaxhim klientësh dhe porosish, inventar, rezervime, raporte, të gjitha në një vend dhe të hapura nga kompjuteri, tableti ose telefoni.
Softeri është plotësisht i yti. Të dhënat qëndrojnë në serverin tënd, pa abonime mujore te kompani të huaja, dhe sistemi rritet bashkë me biznesin: shton përdorues, module dhe raporte kur të duhen. Hosting-un e sigurt, kopjet rezervë dhe email-at e biznesit i konfigurojmë ne.
Çka përfiton
Faturim me PDF, dërgim me email dhe numërim automatik sipas ligjit
Menaxhim klientësh, porosish, inventari dhe rezervimesh në një vend
Raporte dhe statistika në kohë reale, të eksportueshme në Excel
Qasje nga kompjuteri, tableti dhe telefoni, me nivele përdoruesish
Të dhënat në serverin tënd, me kopje rezervë automatike dhe pa abonime
Trajnim, mbështetje dhe zgjerim me module të reja kur rritet biznesi
Procesi i punës
Një qasje e strukturuar që kombinon hulumtimin, kreativitetin dhe zhvillimin për një rezultat funksional dhe të bukur.
- Zbulimi
Studiojmë si punon biznesi sot, ku humbet kohë dhe çfarë duhet të bëjë sistemi në versionin e parë.
- Dizajni
Dizajnojmë ekranet dhe rrjedhën e punës dhe i miratojmë bashkë me njerëzit që do ta përdorin çdo ditë.
- Zhvillimi dhe dorëzimi
Kodim, importim i të dhënave ekzistuese, testim me raste reale, instalim dhe trajnim i ekipit.
