Përmbledhja e projektit
Cilësi që shihet dhe matet. Suvatim, lyerje, izolim, Trockenbau dhe Stucco Veneziano në Dübendorf, Zvicër. Për Beni Gips Bau ndërtuam një webfaqe në gjermanisht, të drejtë si muri që ata dorëzojnë: çdo shërbim në vendin e vet, deri në milimetër. Nga pesë hapat e punës te galeria me pamje para dhe pas, gjithçka e qartë, me thirrje ose ofertë drejt nga telefoni.

