Sallon bukurie, ordinancë, autoservis apo restorant: te shumë biznese puna fillon me një termin. Kur terminet merren vetëm me telefon, klienti duhet të të gjejë kur je i lirë, kurse ti e ndërpret punën për ta ngritur telefonin. Me rezervim online, klienti e zgjedh vetë shërbimin, ditën dhe orën, edhe kur ti e ke mbyllur derën.
Çka duhet të ketë një rezervim i mirë
- Pak hapa: shërbimi, dita dhe ora, të dhënat e klientit
- Vetëm oraret e lira, që dy klientë të mos e marrin kurrë të njëjtin termin
- Konfirmim menjëherë, me email ose SMS
- Të punojë mirë në telefon, jo vetëm në kompjuter
- Një panel ku ti i sheh, i lëviz ose i anulon terminet
Ku ta vendosësh
Butoni «Rezervo terminin» duhet të shihet menjëherë në ballinë, jo i fshehur në fund të faqes. Të njëjtin link vendose edhe në profilin e biznesit në Google, në Instagram dhe në Facebook, që klienti të arrijë te termini me një klik, nga kudo që të gjen. Nëse klientët kthehen shpesh, i njëjti rezervim mund të jetë edhe në aplikacion.
Telefoni mbetet për pyetjet. Terminet le t'i mbajë webfaqja.
Burimi: Google Business Profile Help · Foto: Unsplash



