Përmbledhja e projektit
Vera e Kosovës ka një zë të përbashkët. Që nga viti 2008, ky zë vjen nga Rahoveci. Për Enologjinë, Shoqatën e Verëtarëve të Kosovës, ndërtuam një webfaqe me ngjyrat e verës dhe të brendit, ku prezantohen veraritë anëtare, misioni, vizioni dhe aktivitetet e shoqatës. Nga veraritë anëtare te vera e Kosovës në numra, gjithçka në një vend, nga kompjuteri apo telefoni.

